Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, u pyet nga Prokuroria për një artikull të gazetës The New York Times, të datës 25 qershor 1999, ku pretendoheshin vrasje brenda radhëve të UÇK-së.
Sipas artikullit, komandantët e lartë të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, dyshohej se kishin udhëhequr një fushatë vrasjesh ndaj disa komandantëve.
Akuzat për vrasje thuhet se u raportuan nga disa pjesëtarë të UÇK-së tek diplomatë amerikanë, të cilët sipas artikullit kishin thënë se kishin qenë dëshmitarë të ngjarjeve.
Rubin tha se nuk i kujtohet ky artikull, por shtoi se kishte dyshime për autorin e tij, Chris Hedges.
“Autori i këtij artikulli, në mënyrë të vazhdueshme, ka shkruar fjali që kanë qenë të rreme”, tha Rubin gjatë seancës.
Rubin: Organet e OKB-së shpesh nuk e përshkruanin mirë situatën në Kosovë