Dëshmitari James Rubin deklaroi të martën në Hagë se nuk i kujtohet incidenti në ish-godinën e MUP-it në Prizren.
Këtë deklarim, ai e bëri pasi u pyet se meqë në qershor të 1999-ës ishte në Kosovë, gjatë kësaj periudhe kohore a kishte dëgjuar për trupa të KFOR-it gjerman që janë gjetur në një ndërtesë të marrë nga UÇK-ja, 15 të burgosur- duke përfshirë një të moshuar të vdekur e të prangosur në karrige pasi ishte rrahur.
Dëshmitari tha se nuk i kujtohet ky incident pas kaq shumë vitesh.
“Nuk më kujtohet ky incident pas kaq shumë vitesh. Më vjen keq për këtë”, tha James Pace.
Gjatë çështjes së saj, Prokuroria pretendonte se kjo godinë i takonte më përpara MUP-it, por që ishte marrë më pas nga UÇK-ja.
Dëshmitarit iu prezantua një artikull i një media ndërkombëtare, ku shfaqeshin imazhe nga ky incident.
“Mbase kam dëgjuar lidhur me këtë incident, mund të kemi bërë thirrje për tolerancë, mos të merrej hak për vrasjet masive që iu bënë shqiptarëve dhe serbëve. Kemi inkurajuar shokët e komitetit shqiptar të Kosovës që të mos merrnin hak për horrorin që kishin përjetuar. Sigurisht që ne kemi dekurajuar aktivitete të tilla”, tha James Rubin.“Betimi për Drejtësi“.
Rubin për artiullin e New York Times: Autori ka shkruar vazhdimisht fjali të rreme