Bulliqi s’e mban fjalën, Podujeva mbetet pa parkingun nëntokësor

Në maj 2023 u paralajmërua ndërtimi i një parkingu nëntokësor në sheshin “Ali Ajeti” në Podujevë, por deri sot projekti nuk ka nisur. Tenderët janë anuluar disa herë, një pjesë e pronës është në proces gjyqësor, ndërsa LDK e quan këtë neglizhencë dhe premtim të parealizuar nga kryetari Bulliqi. Autoritetet komunale nuk kanë dhënë përgjigje për zhvillimet

Ishte maji i vitit 2023 kur Shpejtim Bulliqi, dha lajmin se Podujeva po bëhet me parking nëntokësor.

Ky i fundit planifikohej të zinte vend tek sheshi “Ali Ajeti”, që gjendet fiks përballë komunës.

Ndërsa sot, prezent tek zona e paraparë për ndërtimin e tij është po ky shesh, siç ishte tri vite më parë, pa asnjë ndryshim.

Procedurat e tenderimit janë anuluar në vazhdimësi që nga viti 2023, në pjesën më të madhe të rasteve për mospërmbushje të kushteve nga ana e kompanisë.

E gjatë rrugës, dolën edhe arsye të tjera, e fundit që nga anulimi i saj në prill të këtij viti.

“Një pjesë e pronës në të cilën është caktuar të bëhet parkingu është në proces gjyqësor. Deri me një vendim të ri të gjykatës anulohet procedura e prokurimit”, pjesë nga dokumenti i prokurimit.

Për asamblistët nga Lidhja Demokratike në këtë komunë, një veprim i tillë tregon neglizhencë nga ana e Bulliqit dhe një tjetër premtim të parealizuar.

“Ka shumë nevojë për parking nëntokësor, e ka përdor për fushatë. Ka pagu tender për të bërë fizibilitetin e vendit edhe pse tash po thonë që ka dalë kontekst pronësor. Tri herë ka pas procedura tenderimi, u mundu të bëjë dallavere me kompani që nuk kanë plotësuar kushtet”, ka thënë Ekrem Rrahmani, asamblist i LDK-së.

Mes të tjerash, Rrahmani kritikon komunën për mungesë përgjegjësie gjersa thekson se vepruan qëllimshëm në dështimin e këtij projekti.

“Nuk ka ma banale se me thanë komuna u anulu për pjesën para komune për kontekst pronësor kur e kanë drejtorinë e pronës. Nëse këta nuk e kanë ditë që është pjesë e tyne, s’di a ka ma keq. Besoj se ai e ka ditë këtë pjesë po atij i shkon mashtrimi”, ka thënë Ekrem Rrahmani, asamblist i LDK-së.

Televizioni ka provuar që për këtë të flas dhe të marr një përgjigje nga Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunë, Bahri Selimi por edhe nga vet Kryetari Bulliqi por asnjëri nuk është përgjigjur.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika