Vuçiq, Radoiçiq, huliganët dhe krimi i organizuar: Tribunat serbe si instrument politik

Sipas hulumtimit të Nova/Radar në artikullin ‘Kush rrah në stadiume me urdhër të pushtetit’, eksponentë të afërt me pushtetin dhe njerëz nën komandën e Milan Radoiçiqit shfaqen si pjesë e një rrjeti huliganësh të përdorur nga SNS dhe Vuçiç për të heshtur kundërshtarët në tribuna dhe protesta.

Pushteti i Aleksandar Vuçiqit ka ngritur një sistem të mirëfilltë bashkëpunimi me grupet e dhunshme të tifozëve, duke i shndërruar ata në zgjatim të strukturave politike të SNS-it. Figura të afërta me regjimin, përfshirë edhe djalin e presidentit, Danilo Vuçiç, janë parë publikisht në shoqëri me huliganë e eksponentë të botës së krimit, të cilët më pas përdoren për të frenuar pakënaqësinë në tribuna, për të frikësuar qytetarët dhe për të “ruajtur rendin” në protesta kundër pushtetit. Në këtë mënyrë, sporti në Serbi është kthyer nga një hapësirë e lojës së ndershme, në një instrument represiv në shërbim të politikës.

Një element kyç i këtij rrjeti është Milan Radoiçiq – terrorist i njohur ndërkombëtarisht dhe udhëheqës i grupit të armatosur që kreu sulmin në Banjskë në shtator 2023. Siç tregon raportimi i “Od navijača do pretorijanske garde SNS” të Radar/Nova.rs, njerëz nën komandën e tij janë shfaqur në stadiume dhe aktivitete të kontrolluara nga pushteti, duke ndërhyrë drejtpërdrejt për të heshtur brohoritjet kundër Vuçiçit dhe SNS-it. Ky fakt tregon jo vetëm bashkëpunimin e ngushtë midis shtetit dhe krimit të organizuar, por edhe importimin e strukturave terroriste në hapësirën publike të Serbisë për qëllime politike.

Pushteti ka përdorur vijë për vijë elementë të organizuar nga grupet tifozë si Bojan Vujošević – “Mrvica” dhe Aleksandar Janković – “Aca Hari”, të cilët sipas të njëjtit artikulli, kanë vepruar si “roje partie”. Ata janë parë duke marrë pjesë në aktivitete të SNS-it dhe në mënyrë të koordinuar duke u angazhuar në incidente në tribunat e stadiumeve, duke ndërhyrë kundër tifozëve që brohorisnin kundër pushtetit dhe duke përdorur dhunë për të “qetësuar” publikun. Këto veprime tregojnë qartë bëhet fjalë për një strategji sistematike ku huliganët janë pjesë integrale e aparatave të pushtetit për të kontrolluar atmosferën politike dhe sociale përmes frikës.

Kjo simbiozë pushtet–krim–huliganizëm përbën një kërcënim serioz jo vetëm për shoqërinë serbe, por edhe për rajonin. Ajo tregon se regjimi i Vuçiqit nuk mbështetet më te vullneti qytetar, por te dhuna e organizuar, manipulimi dhe frika. Stadiumet serbe, në vend që të jenë hapësira sporti dhe solidariteti, janë shndërruar në skenë ku politika bashkohet me krimin për të ruajtur pushtetin. Ky realitet është një paralajmërim i qartë se regjimi aktual ka kaluar vijën ndarëse mes politikës dhe botës së errët të terrorit dhe huliganizmit.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika