Ilir Ferati, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Istogut, ka përcjellë një videomesazh për qytetarët përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook.
Ai ka theksuar vizionin e tij për të ndërtuar një hapësirë të përbashkët për komunitetin, ku të gjithë qytetarët të ndihen pjesë e barabartë e jetës shoqërore.
“Një shtëpi për komunitetin, një hapësirë për jetën së bashku. Rrugëtimi ynë vazhdon! I juaji, Iliri”, ka shkruar Ferati.
Mesazhi i tij është shoqëruar me moton e përkushtimit për vazhdimin e rrugëtimit politik dhe shërbimit ndaj qytetarëve të Istogut.