Kandidati nga radhët e LDK-së për Kryetar të Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka takuar rininë e Mbivades, në vazhdën e takimeve elektorale.
Me anë të një postimi në “Facebook”, ai ka shprehur mbështetjen e tij për ta.
“Dita e mirë shihet që në mëngjes 🤗
Rinia e Mbivades sot tregoi ambicie të jashtëzakonshme, duke më dhënë edhe më shumë përgjegjësi për t’iu qëndruar pranë në proceset që ata së shpejti do të ndërmarrin.
Me këtë mburrem unë dhe mburret i tërë Istogu!
Faleminderit që ndamë kafen e mëngjesit së bashku.
#RrugëtimiYnëVazhdon!
#LDK113”, ka shkruar Ferati.
Kujtojmë që Ferati kandidon edhe për një mandat tjetër si kryetar i Istogut.