Bislimi: Anëtarësimi i Finlandës në NATO duhet të bëhet sa më shpejt, e të pasojë me Kosovën

Zëvendëskryeministri Bislimi pas takimit me ministren finlandeze dhe ministrin irlandez, ka falënderuar të dy vendet për mbështetjen e vazhdueshme. Ai ka thënë se anëtarësimi i Finlandës në NATO duhet të bëhet sa më shpejt, e ky anëtarësim duhet të pasojë edhe me shtetin e Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi në konferencën e përbashkët me ministren finlandeze për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, ka thënë se gjatë takimit të tyre kanë biseduar për arritjet e Kosovës në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit dhe integrimit evropian.

Bislimi ka falënderuar të dy vendet mike, Finlandën dhe Irlandën për mbështetjen e vazhdueshme.

Ai shpreson që të ketë ndihmë nga këto vende në procesin e liberalizimit të vizave dhe në procesin e anëtarësimit në Aleancën VeriAtlantike(NATO).

“Folëm për të arriturat e Kosovës që rezultojnë nga marrëveshja e stabilizim asocimit, marrëdhëniet e Kosovës duhet të forcohen me Irlandën dhe Finlandën, kemi diskutuar edhe për rritjen e investimeve direkte nga këto dy vende në Kosovë”, ka thënë Bislimi.

Sipas Bislimit, anëtarësimi i Finlandës në NATO duhet të bëhet sa më shpejt, e kjo duhet të pasojë me Kosovën.

Ai në këtë takim ka thënë se është biseduar edhe për sigurinë në Ballkan, si dhe gatishmërinë e Kosovës për ndihmë ndaj popullit ukrainas.

Zëvendëskryeministri Bislimi në një konferencë të përbashkët me ministren e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne

“Kemi shprehur gatishmërinë për 5000 refugjatë ukrainas”, ka thënë ai.

Bislimi, ndër të tjera, ka theksuar se ndihma e vazhdueshme nga këto dy vende është e mirëseardhur.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika