Haradinaj kujton policin e vrarë në Banjskë: Afrim Bunjaku, hero i Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në përvjetorin e rënies së tij.

Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, gjatë një sulmi të armatosur nga terroristë serbë.

Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar Bunjakun si shembull të trimërisë dhe sakrificës.

“Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të “Heroit të Kosovës”, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në përvjetorin e rënies, shpreh respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj.
Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, ka shkruar Haradinaj.

Të fundit nga rubrika