Arrestohet një 24-vjeçare për keqpërdorim me kartela bankare në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 24-vjeçare të dyshuar për disa raste të keqpërdorimit me kartela bankare në kryeqytet.

Sipas njoftimit, pas një pune hetimore dhe operative, Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarën A.G., 24 vjeç.

Në koordinim me prokurorin, ndaj saj është iniciuar rast penal për veprën “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive kriminale dhe në sjelljen para drejtësisë të personave të dyshuar.

Po ashtu, ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes në mbrojtjen e të dhënave personale dhe bankare.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika