Ahmeti: Punë e vizion për Lipjanin, jo propagandë

Kandidati i LDK-së për Lipjan, Imri Ahmeti, tha se shpifjet dhe propaganda nuk do ta ndalin rrugën e tij drejt zhvillimit të komunës.

Ai theksoi se forca e tij është puna dhe vizioni për një Lipjan më të mirë, duke i cilësuar negativitetin dhe të pavërtetat si shprehje të nivelit të ulët.

“Mirëmëngjesi, të dashur qytetarë

E di që shpifjet dhe negativiteti mund t’ju shqetësojnë,
por forca jonë është në punën dhe sjelljen e mirë.
Le të ecim përpara me vizion dhe përkushtim,
për një Lipjan më të mirë për të gjithë.
Propaganda dhe të pavërtetat janë cilësi të papranueshme dhe shprehje e nivelit të ulët.
Gjithmonë me punë për Lipjanin”, ka shkruar Ahmeti.

Të fundit nga rubrika