Bajqinovci akuzon ish-opozitën: Përkrahën Listën Serbe duke mos votuar Nenad Rashiqin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në emisionin Five në RTV Dukagjini ka kritikuar ashpër partitë ish-opozitare për qëndrimin e tyre ndaj Nenad Rashiqit në procesin e votimit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk duhet të votohet Lista Serbe me asnjë çmim, por nëse merret ai vendim, ne e kemi parë që opozita haptazi e ka përkrahur, duke hezituar të votojë Nenad Rashiqin”, ka deklaruar Bajqinovci, duke shtuar se “ata haptazi kanë qenë kundër Nenad Rashiqit.”

Ai theksoi gjithashtu se, sipas Vetëvendosjes, Kuvendi i Kosovës është i konstituar. “…duhet ta shohim vendimin [e Gjykatës Kushtetuese]. Ne kemi thënë që nuk e votojmë [Listën Serbe], unë mendoj që nuk duhet të votohet, por të presim vendimin”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika