“Kur e marrin votën, më nuk njohin”, banorët e Gërdovcit s’kanë ujë të pijshëm

Banorët e fshatit Gërdovc po përballen me mungesë të ujit të pijshëm ani pse në tërë fshatin, është i shtrirë rrjeti i ujësjellësit. Ata thonë se ka disa vite që nuk kanë ujë të pijshëm dhe pavarësisht kësaj, detyrohen të paguajnë faturat e ujësjellësit

Në fshatrat e Komunës së Podujevës, rrallë se gjen shtëpi pa cisternë në oborrin e saj.

Kjo sepse shumë prej tyre nuk kanë ujë të pijes e me këtë hall po ballafaqohen edhe banorët e fshatit Gërdovc.

Unë baj ujë prej poshti, bunari më është shterrë. A jam njeri unë? A duhna me jetu? Përditë e marrë te do kushërinj poshtë ka një mijë litra. Këtë problem e dinë, se s’është problem i djeshit e i sotit, po nuk e di ç’ka po menojnë këta njerëz. Kur vinë me ta lyp votën, janë të mirë. Si ta marrin, më nuk të njohin, sdi çka është puna e tyre. S’kam pa dallime as te ky as te aj, njëjtë si te Veliu si te Bulliqi, krejt e kemi votu për ma mirë, realiteti po flet vet”, ka thënë Bekim Mula, banor i fshatit Gërdovc.

Mula thotë se Komuna e Podujevës është në dijeni për problemin për të cilin, tash e katër vite nuk shprehën interesim.

”Nuk kemi ujë të pijshëm, qe 7 vite e kemi këtë problem, as ditën as natën as hiç. Ju keni ardh e verifikoni, Gjendjen po e shihni vet, këta të pushtetit veç premtojnë edhe nuk kryejnë punë kurgjo, ndryshe është realiteti.. Kjo s’do koment, s’ka fjalë. Është e papranueshme. Kërkesa ime është të kemi rrjet të ujësjellësit, me pas ujë të pijshëm. S’po lypim diçka luks, veç ujë. Veç le te qesin në vete. Nëse mujnë ata pa ujë të pijshëm edhe na”, ka thënë Bekim Mula, banor i fshatit Gërdovc.

Sikurse banorët e fshatrave të tjera me këtë problem, ani se nuk ka ujë, Mula po detyrohet të paguajë faturat që vijnë nga ujësjellësi.

Ai thotë se ujin një kohë e merrte nga puset e fshatit por edhe ky veprim, i kishte kushtuar në shëndetin e bagëtive të tij.

”Një euro borxh nuk ia kam ujësjellësit. As një euro borxh a as ujë s’kam. Mu ujësjellësi më ka bërë dëme të mëdha a askush s’mu ka përgjigj. Lopët më janë myt shkaku i këtij uji, ka edhe njerëz dëshmitarë. Spo them diçka që nuk është. Bunar skam pas atëherë, madje as ujë”, ka thënë Bekim Mula, banor i fshatit Gërdoc.

K.R.U “Prishtina” ka mohuar se një problematikë e tillë ekziston në këtë fshat duke deklaruar për televizionin se fshati Gërdovc “ka ujë 24/7”, ani se gjendja në terren tregon  të kundërtën.

Komuna e Podujevës nuk është përgjigjur në interesimin e televizionit në pyetjet rreth mungesës së ujit të pijshëm në fshatin Gërdovc.

 

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika