Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Istogut, Ilir Ferati, është mirëpritur në nëndegën e partisë në Lluga-Llukafc të Bregut.
Ferati është shprehur se qëndrojnë ballëhapur para qytetarëve teksa zotohet se planet do t’i shndërrojë në punë konkrete.
“Në nëndegën Lluga-Llukafc i Begut u mirëpritëm nga banoret atje. Pjesëmarrja dhe mirënjohja e tyre treguan se në këtë vend qëndrojmë ballëhapur para qytetarëve tanë, sepse planet tona gjithmonë shndërrohen në punë konkrete. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati në Facebook.