Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Istogut, Ilir Ferati, është mirëpritur nga banorët e Istogut të Poshtëm.
Nga aty, Ferati u zotua për punë të vazhdueshme teksa falënderoi banorët për përkrahjen, transmeton Dukagjini.
“Takimet e ditës së sotme u përmbyllën me mikpritjen e familjes Llapi, së bashku me kandidatin tonë Kushtrimin. Biseduam rreth Istogut të Poshtëm, për punët e mira që janë bërë në këtë zonë. Vlerësojmë përkrahjen tuaj, falë së cilës rrugëtimi ynë po vazhdon. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati.