Drejtoresha e Kulturës në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka ndarë një fotografi të veçantë nga teatri “Dodona”.
Halimi ka njoftuar se këtë të shtunë shumë fëmijë janë mbledhur në teatër për të parë nga afër shfaqjen “Murrka” sipas novelës së “A.P Çehovit – Kashtanka”, transmeton Dukagjini.
Në fotografinë e ndarë nga Halimi, fëmijët duken shumë të lumtur teksa disa prej tyre kanë marrë edhe prindërit.
“Pamja më e bukur e ditës”, ka shkruar Halimi krahas fotografisë.