Arrestohen gjashtë persona pas një përleshjeje në Klinë

Policia ka arrestuar gjashtë persona në Gremnik të Klinës pasi të njëjtit janë rrahur mes vete.

Dy persona kanë marrë lëndime pasi dyshohet se janë therur me thikë teksa nuk dihen motivet e mosmarrëveshjes, transmeton Dukagjini.

“Të lënduarit, kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF-Klinë e pastaj në spitalin rajonal në Pejë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit nga rubrika