Aksident në rrugën Suharekë-Shtime, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një aksident mes një veture dhe një autobusi ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në rrugën Suharekë–Shtime, mes fshatrave Duhle dhe Carralevë.

Si pasojë e përplasjes, një pasagjer i veturës, 28 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin.

“Rruga Suharekë–Shtime është e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësitë kompetente policore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim”, ka shtuar Bytyqi.

Të fundit nga rubrika