Lladrovci mohon akuzat pas publikimit të audio-incizimit: S’ka bir nane që më shantazhon mua se jam Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar sot në një konferencë për media lidhur me audio-incizimin e publikuar ku ai dëgjohet duke diskutuar me biznesmenin dhe kandidatin për Asamblenë Komunale nga lista “Për Drenasin Kampion” – e udhëhequr nga Lladrovci – Labinot Halilaj, rreth ndërtimit të një objekti.

Lladrovci deklaroi se incizimet janë të “prera disa herë” dhe se rasti lidhet me një pronë të uzurpuar nga një familje në Drenas.

Lladrovci akuzoi kundërshtarët politikë se po e përdorin këtë incizim në prag të zgjedhjeve, duke pretenduar se ai është publikuar qëllimisht për fushatë.

“Ky incizimi qe është bere sipas (gazetarit Lirim Mehmetaj) z.Mehmetaj ne shtator e nëntor po përdoret ne zgjedhje ne vlugun e asaj kur PDK ne krye me daden zade nga frika qe po i tregojnë sondazhet qe njerëzit për njerëzit janë te papranueshëm e kane provu me e leshu videon e kane pre e kane masakru

Do kërkoj prej prokurorit qe kur përdoret per kohe te caktuar per fushate do vlerësohet si shantazh s’ka bir nane qe me shantazhon mua se jam Ramiz Laladrovci”, ka thënë Lladrovci,

Të fundit nga rubrika