Isufaj takon Dumanin e SPAK-ut, flasin për bashkëpunim në sundimin e ligjit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, këtë të mërkure ka pritur në takim drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgnizuar (SPAK) të Shqipërisë, Altin Dumani.

Isufaj dhe Dumani kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta, njofton Dukagjini.

“Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndërsa, z. Isufaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Të fundit nga rubrika