Bora e parë në Kosovë mbulon zonat malore

Mëngjesi i së enjtes, 2 tetor, solli reshjet e para të borës në Kosovë.

Vendet malore, sidomos në rajonin e Dukagjinit, u mbuluan nga bora e dendur.

Pamjet nga rrjetet sociale tregojnë Prevallën, Brezovicën, Brodin dhe Strellcin të zbardhura nga bora.

Instituti Hidrometeorologjik kishte paralajmëruar më herët mundësinë e reshjeve në fillim të tetorit në viset malore.

Ndërkohë, në zonat e ulëta reshjet po paraqiten kryesisht në formë shiu.

Mot i vranët me reshje intensive shiu

Të fundit nga rubrika