Xhaferi: Të gjitha projektet e mëdha në Prishtinë janë kryer nga LDK-ja përkundër bllokadës nga niveli qendror

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherit ish-drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi, ka folur për punët e kryera në kryeqytet nën mandatin e tyre.

Xhaferi në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se gjatë mandatit të saj LDK-ja ka realizuar mbi 700 rrugë.

“Jam marrë me Prishtinën në 12-13 vjet dhe gjatë kësaj periudhe kemi dhënë një angazhim të jashtëzakonshëm vetëm në vitin 2023 kanë qenë mbi 300 kontrata – 300 opertorë ekonomik ku një prej tyre ka qenë “Rruga A”. Mbi 700 rrugë janë realizu vetëm në këtë periudhë sa jemi dhe ka pasur një dinamikë jashtëzakonisht të madhe – projektet si rruga a vazhdimi i “Rrugës B”, unaza e brendshme, rruga Shkabaj-Kodra e Trimave e të tjera janë projekte që janë punu dhe janë në vazhdim”, tha Xhaferi.

Tutje, Xhaferi u shpreh se të gjitha projektet e mëdha në Prishtinë janë kryer gjatë qeverisjes së LDK-së teksa nuk ka pa përmendur edhe bllokadën nga niveli qendror.

“Krejt projeketet e mëdha të Prishtinës kanë ndodhur në qeverisjen e LDK-së, vendi duhet të zhvillohet dhe të realizohen rrugë që i japin zhvillim të gjithë vendit. Rruga b është nënshkru në kohën e Isa Mustafës dhe për 8 vjet ka qëndru në sirtar – ne kemi dhënë energjinë tonë në zgjidhjen e këtij problemi, kemi rrënu 4-5 shtëpi dhe kemi kriju rrugën b. Në Prishtinë përvec këtyre punëve të mëdha, normalisht jam i indinjuar me nivelin qëndror se kanë blloku aty ku kanë muj me blloku, për shembull “Unaza e qytetit”  është 28 km dhe ka  7 hyrje dalje nis në veterrnik përfundon me Matiqan.  7 hyrje-dalje do të përfundonin kriji min e kolonave në Prishtinë”, u shpreh Xhaferi.

Xhaferi, mes tjerash, foli edhe për bllokimin nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, që njëherit është edhe kandidat i VV-së për kryeqytetin.

“Unazën e kryeqytetit e ka blloku niveli qendror, një qeveri e tërë i ka blloku 82 milionë euro donacion vetëm për kryeneqësi se dikush tjetër po udhëheq me kryeqytetin teksa jemi mbrapa me vendet perëndimore. Zotëri Çeku në 500 metra rreze janë 4 projektet të bllokuara flasim këtu për “Xhorxh Bushin”, rrugën “Rexhep Luci” ku një pjesë është bllokur, është blloku projekti për “Pallatin e Rinisë” dhe nënkalimin tek rruga “Agim Ramadani”, u shpreh Xhaferi.

Xhaferi, mes tjerash, u shpreh se kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, është zotuar se do t’i përfundojë të gjitha projektet brenda tetë vjetëve teksa u shpreh se shumë projekte do të ishin përfunduar po të mos bllokoheshin nga Qeveria.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika