Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për një mandat të ri në komunën e Istogut, Ilir Ferati, është mirëpritur nga familja Haziraj.
Ferati u shpreh se dy veçori e kanë mbajtur LDK-në me këtë familje e që janë njerëzit punëtorë dhe besnikë, transmeton Dukagjini.
“Në familjen Haziraj, njerëz punëtorë e besnikë, dy veçori që na mbajnë të bashkuar përgjatë këtij rrugëtimi. Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati krahas fotografive në Facebook.