Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, kanë takuar të rinjtë e kësaj komune.
Krasniqi u ka bërë thirrje të djemve dhe vajzave të pranishme të mobilizohen për fitoren e Ferit Idrizit më 12 tetor, pa balotazh.
“Ky katërvjeçar me krejt sukseset që kanë ndodhë, e ka trasuar rrugën që katër vitet e ardhshme nën qeverisjen e Ferit Idrizit, vërtetë Vushtrria të bëhet ashtu siç e ëndërroni e siç e dëshironi ju. E mbi të gjitha, që rinia e Vushtrrisë ta ketë rolin kryesor të transformimit, të cilin ju e dëshironi”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi që synon mandatin e radhës, ka përmendur përkrahjen që e ka dhënë për të rinjtë duke i ftuar të bashkërrugëtojnë.
“Në mandatin që po vjen, kam planifikuar 1 milion euro për ngritje të kapaciteteve profesionale. Faleminderit shumë për mbështetjen që na e keni dhenë gjatë rrugëtimit tim politik dhe ejani rrugëtojmë së bashku”, ka theksuar Idrizi.