Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut edhe për një mandat tjetër, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se deri tani 1,407 votues janë regjistruar nga mërgata në Junik, ku 700 prej tyre kanë votuar për LDK-në.
“Sipas informacioneve që kemi mbledhur nga terreni, deri më tani nga 1407 votues të regjistruar nga mërgata kanë votuar rreth 700 prej tyre për Lidhjen Demokratike të Kosovës.Mërgata është gjysma e zemrës së Junikut prandaj vota juaj është e domoshme për të vendosur mbi fatin e Junikut në 4 vitet e ardhshme”.
Shehu, mes tjerash, u bëri thirrje të gjithë mërgimtarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.