Shukri Buja: Me ne, fitorja është e grave

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë e Lipjanit, të cilin e ka cilësuar si inspirues.

Ai ka theksuar se idetë dhe zëri i tyre janë thelbësore për programin dhe ekipin e tij në këto zgjedhje, duke premtuar përfshirje më të madhe të grave në vendimmarrje, fuqizim social e ekonomik.

“Ato do të kenë rol të fuqishëm në vendimmarrje, fuqizim social dhe ekonomik përmes programit tonë, hapësirë të vlerësuar në listën tonë garuese për Kuvendin Komunal, si dhe rol të rëndësishëm në ekzekutivin komunal në mandatin e ardhshëm!”, ka shkruar ai.

“Me ne, fitorja është e grave!”, ka shkruar tutje Buja në Facebook.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika