Uran Ismaili: Qytetarët janë rreshtu me zgjidhjet e mia emergjente, s’kanë kohë për plane 10 vjeçare

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, i ftuar në emisionin Context në ATV, ka kritikuar qasjen e kundërkandidatëve të tij, duke thënë se prioritetet e tyra nuk janë të duhura.

Ai tha se fushtata  e tyre është kthyer në një konflikt politik për çështje të parëndësishme, ndërkohë që qytetarët përballen çdo ditë me probleme themelore.

“Sot, ata janë në konflikt për Sheshin ‘Xhorxh Bush’. Po bëjnë betejë politike për një rrugë 650 metra, duke thënë ‘unë e kam mirë, jo unë e kam mirë’. Ndërkohë që, kur i shohim lagjet e Prishtinës, kudo ka probleme bazike – me trotuare, me ndriçim, me mbeturina e me ujë,” tha Ismaili.

Ai shtoi se të gjitha projektet që ai ka planifikuar për lagjet e kryeqytetit janë të realizueshme me buxhetin e Komunës, pa nevojën e premtimeve utopike dhe të parealizueshme. “A mund të merremi njëherë me problemet bazike që i kemi aktualisht, e jo me vitin 2035? A ka mundësi të merremi me vitin 2025 – me problemet që i kemi tash e 25 vite?” theksoi Ismaili.

 

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika