Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në Durrës, ku ka shkuar për Samitin rajonal të Bërdo-Brionit.
Në samitin ku do të diskutohet për të ardhmen e rajonit në BE, Osmani mbërriti para pak minutash.
Në këtë samit ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ai i Malit të Zi Jakov Milatoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, si dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska-Davkova.
Takimi pritet të përqendrohet në të ardhmen europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në Planin e Rritjes së BE-së për rajonin, paketa 6 miliardë euroshe e miratuar në vitin 2023, nga e cila mjetet e para nuk i kanë pranuar vetëm Kosova dhe Bosnja.
Sot fillon Samiti i Bërdo-Brionit, presidentja Osmani përfaqëson Kosovën