19-vjeçari dënohet me gjobë 300€ dhe 3 muaj pa patentë për 118 km/h e tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Një shofer 19-vjeçar është ndëshkuar nga Policia Rajonale e Ferizajt për kundërvajtje të rëndë në trafik.

Ngjarja ka ndodhur më 7 tetor 2025, rreth orës 23:53, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në fshatin e Vjetër.

Automjeti, një VW Golf me targa vendore, po qarkullonte me 118 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h. Gjatë lëvizjes, shoferi A.B. ka kryer edhe tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Policia i ka shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe ka vendosur heqjen e patentë-shoferit për 3 muaj. Shoferi është përjashtuar gjithashtu nga komunikacioni.

Autoritetet apelojnë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat rrugore, pasi mosrespektimi i tyre mund të shkaktojë pasoja serioze për njerëzit.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika