Shehu falënderon gratë dhe vajzat e Junikut: Vazhdojmë me projekte që në fokus do të kenë përkrahjen e fuqizimin e gruas

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka falënderuar sot mbi 200 gra dhe vajza që morën pjesë në takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet komunale 2025.

Shehu ka theksuar se, ndryshe nga partitë e tjera, të gjitha pjesëmarrëset në këtë takim janë nga Juniku dhe votojnë në Junik.

Ai gjithashtu ka premtuar se në mandatin e dytë do të vazhdojë me projekte që fokusohen te fuqizimi i gruas dhe përkrahja e rolit të saj në vendimmarrje në Komunën e Junikut.

“Gruaja është shtylla e shoqërisë, potenciali dhe fuqia më e madhe që e kemi. Prandaj në mandatin tonë të dytë do të vazhdojmë me shumë projekte që në fokus do të kenë përkrahjen e rolit të gruas dhe fuqizimin e saj në vendimarrjen e Komunës së Junikut. Urime të gjithve. Vazhdojmë +4 pa balotazh”, ka shkruar Shehu në Facebook.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika