Sonte, studio e “Debat Plus” me Ermal Pandurin do të jetë nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë.
Në studio duke filluar nga ora 20:30 kundërkandidatët për të parin e Prishtinës, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje do të përballën me njëri-tjetrin në garën e fundit dhe vendimtare për të parin e Prishtinës, ku pritet të definojnë fituesin apo bolatazhin për këtë garë.
Por, padyshim se shikuesit e debatit më të shikuar politik në vend, nuk do të mbeten pa një surprizë ashtu siç vetëm autori i emisionit dinë të sjellë, kësisoj duke filluar nga 20:00 do të ndiqni drejtpërdrejt prapaskenat mes kundër kandidatëve për gjysmë ore – deri në nisjen e debatit.
Po ashtu, gjatë debatit do të shpalosen edhe matjet e e sondazhit të realizuar nga “UBO Consulting” ku Rama, Çeku e Ismaili u ngritën më së larti.
Ne ju presim nga ora 20:00 në debatin e vitit në Debat Plus.
Mos e humbisni!