Silvinjo: Përballja me Serbinë është ndeshja më e rëndësishme deri tani

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, në konferencën zyrtare për shtyp një ditë para ndeshjes ndaj Serbisë, e cilësoi këtë përballje si më të rëndësishmen deri tani në fushatën e kuqezinjve.

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, por kjo është më e rëndësishmja. Fituam me Letoninë dhe tani kjo ndeshje ka sens. Nëse fitojmë, me Andorrën do të jetë më e rëndësishmja. Janë ndeshje të ndryshme. Besoj se do të jetë një përballje e bukur,” deklaroi Silvinjo.

Trajneri brazilian tha se skuadra ka punuar intensivisht gjatë ditëve të fundit në Tiranë dhe është gati për një ndeshje që kërkon përqendrim maksimal.

“Siç e thashë, është një ndeshje e rëndësishme dhe e bukur. Për tre ditë e gjysmë kemi pasur stërvitje në Tiranë. Dje kemi zhvilluar një stërvitje të nivelit të lartë. Nesër do të duhet të zgjedhim lojtarët që do të hedhim në fushë,” u shpreh ai.

Në lidhje me mungesën e golave nga sulmuesit, Silvinjo u tregua i qetë dhe optimist, duke theksuar se ka besim të plotë tek skuadra.

“Mungesa e golit nuk më mungon nga sulmuesit. Goli është pika e fundit e futbollit. Kam besim që lojtarët do t’i përgjigjen atyre që kemi përgatitur në stërvitje,” vijoi trajneri i Kombëtares.

Silvinjo shtoi se stafi teknik është i informuar mbi mënyrën e lojës së kundërshtarit dhe se ekipi është përgatitur në detaje.

“Në fakt edhe ne e dimë ekipin e tyre. Luajnë me 3 qendërmbrojtës, 2 krahu, 3 mesfushorë dhe 2 sulmues. Nuk mund t’ju them për ndonjë surprizë, por kemi një stërvitje të rëndësishme që na pret pas pak,” përfundoi trajneri i kuqezinjve.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika