Çitaku: Vazhdoni të votoni, PDK po fiton besimin e Kosovës edhe një herë me radhë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku  në konferencën e fundit për media për ditën e sotme, ka thënë pjesëmarrja e qytetarëve në votime është e kënaqshme  dhe se mbështetja për PDK-në po rritet dukshëm.

Çitaku ka konfirmuar se komunat të cilat shkojnë pa balotazh janë komunat e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Në shumë komuna, raportet që po marrim nga terreni janë tej mase pozitive. PDK po prin bindshëm dhe me epërsi të dukshme, falë punës, përkushtimit dhe besimit të qytetarëve tanë”, ka thënë ajo.

Çitaku i ka ftuar qytetarët që ende nuk e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës, ta bëjnë këtë deri në orën 19:00.

“Ne i ftojmë të gjithë qytetarët që ende nuk kanë votuar, të dalin tani, menjëherë, dhe ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Të votojnë për komunën e tyre, për lagjen e tyre, për fëmijët e tyre. Të votojnë për punë dhe për dinjitet. Besimi që po ndjejmë sot në terren është i jashtëzakonshëm. Jemi të bindur se mbrëmja e sotme do të përmbyllet me shumë lajme të mira për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për qytetarët që kanë votuar për punë, përgjegjësi dhe zhvillim. Faleminderit për besimin. Faleminderit për pjesëmarrjen. Dhe deri në minutën e fundit, vazhdoni të votoni, sepse çdo votë ka peshë për të ardhmen që e duam të gjithë. PDK po fiton besimin e Kosovës, edhe një herë me radhë. Faleminderit nga zemra të gjithëve qytetarëve të Kosovës!”, ka theksuar Çitaku.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika