Abdixhiku shpall fitoren e LDK-së në tri komuna pa balotazh: Kthehemi si parti e parë në Prishtinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media pas mbylljes së votimit, ka thënë se kjo ditë është fitore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Sonte me këtë proces dua të them se jemi fitues të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, u shpreh Abdixhiku.

Ai konfirmoi se, sipas rezultateve të deritanishme, LDK prin dhe është në garë në gjithsej 12 komuna.

“12 tetori është i 12 komunave të LDK-së,” shtoi ai.

Abdixhiku tha se LDK ka fituar në Istog, Lipjan dhe Junik në raund të parë, ndërsa shumë afër këtij rezultati është edhe kandidati për Pejë, Gazmend Muhaxheri, i cili sipas tij pritet të kalojë mbi 50 për qind me votat e diasporës.

Ai gjithashtu uroi Përparim Ramën, duke e quajtur fitues të garës për kryetar të Prishtinës.

“Sipas rezultateve, pas 12 vitesh, LDK kthehet si parti e parë në Prishtinë – si për kandidatin, ashtu edhe për kuvendin komunal,” deklaroi Abdixhiku.

Kreu i LDK-së shtoi se partia e tij po prin edhe në komunat Viti, Obiliq dhe Dragash, ndërsa është në balotazh në Fushë Kosovë, Suharekë, Gjilan dhe Rahovec.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika