Një garë jashtëzakonisht e ngushtë po zhvillohet në Mitrovicë, ku diferenca mes kandidatëve kryesorë ndryshon vazhdimisht me çdo përditësim të rezultateve.
Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas numërimit të 98.10% të vendvotimeve, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri ka kaluar lehtë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Peci
Aktualisht, Tahiri ka 15,117 vota (48.09%), ndërsa Peci 14,979 vota (47.65%) – një diferencë prej vetëm 56 votash.
Më herët gjatë mbrëmjes, Tahiri e kishte shpallur fitoren pas përfundimit të procesit të votimit, por rezultati vijon të ndryshojë me çdo përditësim të ri nga KQZ.
Krasniqi shpall fitoren e PDK-së: Tahiri do të jetë kryetar i ri i Mitrovicës