Faton Peci, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të Mitrovicës, ka reaguar pas rezultateve paraprake që tregojnë se gara do të shkojë në balotazh mes tij dhe kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri.
Në reagimin e tij të shkurtër në rrjetet sociale, Peci ka shkruar “Të dua fort Mitrovicë”.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga numërimi i më shumë se 96% të votave, Tahiri kryeson me 48.07%, ndërsa Peci renditet i dyti me 47.66%.
Rezultatet e ngushta tregojnë se balotazhi pritet të vendosë për fituesin e kësaj gare.
Gara e ngushtë në Mitrovicë: Tahiri kryeson 48%, Peci pas me 47%