Kryetari aktual dhe kandidati për Drenasin, Ramiz Lladrovci, ka shpallur fitoren e tij pa balotazh pas rezultateve paraprake që tregojnë se ka kaluar 52% të votave.
“Kemi fituar, i kemi marrë rezultatet, jemi fitues pa balotazh. Ja kam dedikuar fitoren presidentit Hashim Thaçi, Jakupit, Veselit, Rexhës dhe gjithë të burgosurve atje. Gjithë atyre që janë në Hagë i presim fitimtarë”, ka deklaruar Lladrovci në Debat Plus.