Ushtria izraelite ka bërë të ditur se grupi i dytë i pengjeve tani është kthyer në Izrael nga Gaza.
Së bashku me shtatë pengjet e liruara më herët sot, të gjithë 20 pengjet e gjallë tani janë në tokën izraelite, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Po ashtu trupat e deri në 28 pengjeve të ndjera izraelite ende nuk janë dorëzuar nga Hamasi.
Në Izrael po qëndron edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cilu u prit nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, teksa gjatë ditës Trump pritet të zhvillojë takime me Netanyahun dhe familjarë të pengjeve të liruara.