Gjashtë persona janë arrestuar në Viti pasi dyshohen se u përleshën mes vete. Të gjithë të dyshuarit pësuan lëndime dhe pranuan ndihmë mjekësore.
Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën në Viti dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Viti 15.10.2025-14:30. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti. Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar të gjithë personat të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar edhe 5.38 gram substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.