Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit dhe Bjeshkatarisë

Kosova pret për herë të parë Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit dhe Bjeshkëtarisë (UIAA). Ngjarja që vlerësohet si shumë e rëndësishme për vendin dhe zhvillimin e turizmit, mbahet në Pejë nga 23 deri më 26 tetor, me hotelin Dukagjini si nikoqir

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë.

Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) për herë të parë në Kosovë pret Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit dhe Bjeshëkatarisë (UIAA).

Ngjarja do të zhvillohet në Pejë nga 23 deri më 26 tetor 2025, në hotelin Dukagjini, si nikoqir i kësaj ngjarje të rëndësishme.

Ky është rasti i parë që një federatë ndërkombëtare e nivelit më të lartë në fushën e sportit dhe alpinizmit zhvillon asamblenë vjetore në Republikën e Kosovës.

Përfaqësues të kësaj federate tregojnë arsyet pse kanë zgjedhur Kosovën.

“Kjo është Federata Ndërkombëtare e Alpinizmit dhe Ngjitjes. Ne kemi federata pjesëmarrëse nga e gjithë bota. Jemi zëri global për alpinistët. Kosova u përzgjodh më 2023 nga të gjitha Federatat për të mbajtur Asamblenë e radhës. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Njerëzit në Kosovë na kanë pritur me ngrohtësi. Gjithçka është aranzhuar me shumë profesionalizëm dhe po presim që të kemi një takim të jashtëzakonshëm të shtunën”, ka thënë Stephanie Valdes – UIAA.

Arianit Nikçi nga Federata e Bjeshkëtarisë dhe Ngjitjes në Kosovë thotë se kjo ngjarje është e rëndësishme për vendin, kurse kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri vlerëson se ka rëndësi për zhvillimin e turizmit.

“Janë sesione të ndryshme, janë, komisioni për mjekës bjeshkatare, komisioni për kërkim-shpëtim, komisioni për save që kanë për siguri”, ka thënë Arianit Nikqi – Federata e Bjeshkëtarisë dhe Ngjitjes në Kosovë.

“Pikërisht kjo është edhe arsyeja pse këta mbledhen në Pejë dhe një mundësi e promovimit të bjeshkëve të Pejës dhe turizmit që e ofron Peja”, ka thënë Gazmend Muhaxheri – Kryetar i Pejës.

Ngjarja konsiderohet si një arritje e madhe për vendin, që simbolizon profesionalizmin në rritje të federatës dhe potencialin e jashtëzakonshëm të Kosovës për zhvillimin e sporteve malore dhe turizmit të qëndrueshëm.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika