Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas zviceran ka vdekur në Aeroportin e Prishtinës të mërkurën.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, viktimës i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore, por ka ndërruar jetë, njofton Dukagjini.
“Aeroporti Adem Jashari, Lipjan 22.10.2025 – 21:00. Është raportuar se një mashkull shtetas zviceran, i cili ka qenë duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, i është keqësuar gjendja shëndetësore i është ofruar ndihma mjekësore, por pastaj ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.