100 hetues angazhohen për grabitjen në Muzeun e Luvrit, mbi 88 milionë euro vlera e bizhuterive

Sipas një prokuroreje franceze vlera e bizhuterive të vjedhura në Muzeun e Luvrit kapin shifrën prej 88 milionë eurosh teksa hetimet mbi vjedhjen e tyre është duke vazhduar teksa rreth 100 hetues janë të angazhuar për këtë rast.

Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, u shpreh se vlera e sendeve të vjedhura në grabitjen e së dielës gjatë ditës ishte vlerësuar nga kuratori i muzeut.

“Kjo shumë është vërtet spektakolare, por duhet të kujtojmë se ky dëm është ekonomik. Por nuk ka asgjë paralele ose të krahasueshme me dëmin historik të shkaktuar nga kjo vjedhje. Rreth 100 hetues janë të përfshirë në kërkimin e kriminelëve që u arratisën me artefakte nga xhevahiret e kurorës franceze, që datojnë nga epoka e Napoleonit”, deklaroi Beccuau, shkruan Euroneës, transmeton Dukagjini.

Ekspertët druhen se perspektivat për të rikuperuar bizhuteritë janë të pakta. Por Beccuau paralajmëroi se hajdutët mund të kenë vështirësi në marrjen e vlerës së bizhuterive nëse zgjedhin të çmontojnë copat për t’i rishitur ose për t’i shkrirë.

Luvri mbeti i mbyllur të martën, në përputhje me orarin e tij të hapjes, por pritet të rihapet të mërkurën. Galeria Apollo, e cila u vu në shënjestër nga hajdutët, do të mbetet e mbyllur.

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika