Tre burra janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, të njëjtit kanë sharë, ofenduar dhe sulmuar një zyrtar policor i cili ka pranuar edhe tretman mjekësor, njofton Dukagjini.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë ofenduar, kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.