Rusia sulmon Kievin edhe natën e dytë pas vendosjes së sanksioneve nga BE dhe SHBA

Kievi u godit për natën e dytë radhazi nga sulme ajrore me dronë rusë, duke plagosur shtatë persona dhe shkaktuar dëme të mëdha materiale, sipas autoriteteve ukrainase.

Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, deklaroi se objektivat e sulmeve ishin kryesisht infrastruktura civile, ndërsa disa ndërtesa banimi pësuan goditje të drejtpërdrejta.

“Po regjistrojmë goditje të qëllimshme ndaj banesave. Këto janë shenja të qarta të terrorit të drejtpërdrejtë”, shkroi ai në Telegram.

Ndërkohë, kryebashkiaku Vitaliy Klitschko raportoi se sulmet me dronë gjatë natës shkaktuan zjarre në tre ndërtesa banimi, si dhe dëmtime në një shkollë dhe një çerdhe. Sulmet ajrore u shtrinë në mbarë territorin e Ukrainës, duke lënë të paktën shtatë viktima dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone.

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se goditjet kishin në shënjestër infrastrukturën energjetike ukrainase, si “përgjigje ndaj sulmeve të Kievit ndaj objektivave civile në Rusi”.

Në të njëjtën kohë, Uashingtoni dhe Brukseli shpallën një valë të re sanksionesh ekonomike ndaj Moskës. Departamenti i Thesarit i SHBA-së vendosi masa ndëshkuese ndaj dy gjigantëve rusë të naftës, Rosneft dhe Lukoil, ndërsa Bashkimi Evropian publikoi më herët një paketë të re kufizimesh ndaj individëve dhe kompanive të përfshira në luftë.

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi vendimin si “një ditë të madhe në frontin e presionit ekonomik ndaj Rusisë”.

“Këto janë sanksione të jashtëzakonshme, shumë të mëdha, kundër dy prej kompanive më të fuqishme të naftës ruse. Shpresojmë që ato të mos zgjasin shumë dhe që lufta të përfundojë sa më shpejt”, tha ai.

Kjo valë e re masash ndëshkuese synon të forcojë presionin ndërkombëtar ndaj Kremlinit për t’i dhënë fund pushtimit të plotë të Ukrainës, i cili ka hyrë tashmë në vitin e katërt të tij.

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika