Barkodet ndërkombëtare do të jenë së shpejti realitet edhe për produktet e Kosovës në tregjet ndërkombëtare.
Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna ka zhvilluar një takim me kryetaren e fondacionit GS1 Turqi, Elif Muftuoglu, ku u diskutua për këtë cështje, njofton Dukagjini.
“Gjatë takimit, u shpreh falënderimi dhe mirënjohja për mbështetjen e vazhdueshme që GS1 Turqia i ka dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në rrjetin ndërkombëtar të barkodave GS1 – sistem që siguron identifikim dhe njohje globale të produkteve. Falë këtij bashkëpunimi, GS1 Kosova do të nisë me sukses lëshimin e barkodave ndërkombëtare, duke i hapur rrugë produkteve të Kosovës për njohje dhe prezencë më të gjerë në tregjet ndërkombëtare” thuhet në njoftimin e OEK-ut.
Sipas Odës Ekonomike të Kosovës ky hap do të rrisë vlerën, besueshmërinë dhe sigurinë e produkteve kosovare si tek konsumatorët vendorë ashtu edhe tek ata ndërkombëtarë.