Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se ka udhëhequr evakuimin mjekësor të 41 pacientëve në gjendje kritike dhe të 145 shoqëruesve të tyre nga Gaza.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri të ditur se mbi 15 mijë pacientë nga Gaza janë duke pritur evakuimin, përfshirë 3,800 fëmijë, shkruan Aljazeera, transmeton Dukagjini.
Izraeli po vazhdon ta mbajë të mbyllur pikën kufitare Rafah midis Gazës dhe Egjiptit, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit që përcakton se ajo do të hapet për lëvizjen e njerëzve.