Një tjetër aktore e “Portokalli” i futet politikës, Delinda Disha zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Tepelenës

Një tjetër figurë e njohur e ekranit shqiptar ka vendosur t’i hyjë botës së politikës. Aktorja Delinda Disha ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për kryetare të Bashkisë Tepelenë, duke u paraqitur si kandidate e pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lajmin e ka bërë publik vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet e entuziazmuar për këtë kapitull të ri në jetën e saj profesionale dhe personale.

“Jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë”, shkroi ajo në njoftimin e saj, duke marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe mediave.

Për publikun shqiptar, Delinda Zhupa Disha është një emër i njohur falë roleve të saj humoristike në ekran, të cilat e kanë bërë një nga figurat më të dashura të estradës shqiptare. Me këtë hap të ri, ajo i bashkohet listës së artistëve që kanë zgjedhur të provojnë fatin në politikë, pas Florian Binajt, që po kandidon për Bashkinë e Tiranës, dhe Erion Isait, ish-aktor dhe aktualisht ish-kryebashkiak i Ersekës, tashmë nën hetim nga SPAK.

Kandidatura e Delinda Dishës për Bashkinë e Tepelenës vjen si një përpjekje për të sjellë një frymë të re në politikën vendore, ndërsa mbetet për t’u parë nëse përvoja e saj në art dhe komunikim me publikun do të kthehet në avantazh në garën elektorale./Telegrafi

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika