Rusia reagon ndaj paketës së re të sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së: Kundërproduktive dhe të padobishme

Ministria e Jashtme e Federatës Ruse ka reaguar ashpër të enjten ndaj paketës së 19-të të sanksioneve të miratuara nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, duke i quajtur ato “kundërproduktive” dhe të dëmshme për vetë vendet që i vendosin.

Në një deklaratë zyrtare, zëdhënësja e Ministrisë, Maria Zakharova, tha se “elitat e BE-së refuzojnë të pranojnë se sanksionet e tyre nuk po funksionojnë”, duke theksuar se synimet ruse në Ukrainë mbeten të pandryshuara dhe se “shkaqet rrënjësore të konfliktit duhet të zgjidhen, jo të thellohen përmes masave ndëshkuese”.

Paketa e re e sanksioneve, e miratuar të enjten në Bruksel, përfshin ndalimin e importeve të gazit të lëngshëm rus (LNG) dhe kufizime të reja ndaj individëve dhe kompanive të përfshira në sektorin energjetik dhe ushtarak rus.

Nga ana tjetër, SHBA-të kanë zgjeruar listën e tyre të masave ekonomike, duke përfshirë dy kompanitë më të mëdha të naftës në Rusi, Rosneft dhe Lukoil, në përpjekje për të shtuar presionin mbi Kremlinin që të angazhohet në negociata për përfundimin e luftës kundër Ukrainës.

Ministria ruse paralajmëroi se sanksionet e reja “nuk do të ndryshojnë qëllimet strategjike të Moskës në Ukrainë”, por do të ndikojnë negativisht në stabilitetin energjetik global dhe në tregjet evropiane.

“Sanksionet energjetike të SHBA-së janë një pengesë për gjetjen e paqes dhe një goditje për konsumatorët evropianë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme në Moskë.

Pavarësisht kritikave, BE-ja dhe SHBA-të theksojnë se do të vazhdojnë presionin diplomatik dhe ekonomik ndaj Rusisë derisa ajo të tërhiqet nga territori ukrainas.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika