Sipas MeteoKosova, të premten në orët e para të 24-orëshit dhe në mëngjes pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në disa zona mund të paraqiten në formë rrebeshi, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit.
Pas kalimit të reshjeve, moti do të stabilizohet, duke u bërë kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës parashikohen vranësira të pjesshme dhe mundësi për reshje të izoluara në ndonjë rajon.
Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi nga 20 deri në 56 km/h, duke u bërë herë pas here mjaft e fuqishme.
Temperaturat do të shënojnë ulje të lehtë, me vlerat minimale që do të lëvizin nga 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale nga 17 deri në 21°C.