Dëshmia e Clark në Hagë, Çerkini: Mund të determinojë epilogun final të procesit

Avokati, Artan Çerkini, vlerëson se dëshmia e ish-komandantit të NATO-s, gjeneralit Wesley Clark, si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, është e një rëndësie specifike.

Çerkini, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se Clark gëzon një kredibilitet të lartë si profesional ashtu edhe moral dhe se dëshmia e tij në Hagë mund të determinojë epilogun final të procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Dëshmia e zotëri Clark do të jetë një dëshmi me rëndësi specifike sepse Wesley Clark ka qenë protagonist i rëndësishëm i ngjarjeve të cilat përfshijë periudhën e luftës në vitin 98-99. Përveç kësaj ai është një person shumë i respektuar dhe me kredivilitet profesional e moral dhe dëgjimi i tij si dëshmitar do të ketë një peshë specifike ngase edhe gjykata kur e vlerëson dëshminë e vlerëson kredibilitetin dhe them se deklarata e tij do të ketë peshë të madhe për Thacin dhe të tjerët. Po ashtu Clark është një ushtarak me gradat më të larta në NATO dhe ai ka mundësi të pyetet nga palët për çështje që kanë të bëjmë me struktuarat e UCK-së përgjegjësinë komanduese e elemente tjera që mund të determinojnë epilogun final të këtij procesi”, tha Çerkini.

Gjenerali Wesley Clark pritet të dëshmojë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika