Policia bën të ditur se një punëtor ka rënë nga kati i gjashtë i ndërtesës ku po punonte në Gjilan të premten.
I njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka është duke vazhduar trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës teksa policia është duke hetuar rastin, njofton Dukagjini.
“Rr. Marie Shllaku, Gjilan 24.10.2025 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa kishte qenë duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, kishte rënë nga kati i gjashtë dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në Gjilan, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raportin policor.